LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fitoi çmimin ‘Best Pop’ në MTV EMA

Dua Lipa fitoi çmimin ‘Best Pop’ në MTV EMA
Dua Lipa fitoi çmimin 'Best Pop' (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vazhduar me suksesin e madh në muzikën ndërkombëtare.

23-vjeçarja është nderuar me çmimin ‘Best Pop’ në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Aëards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.


Përkundër se kishte konkurrentë të tillë, si Ariana Grande, Camila Cabello e Shawn Mendes, këngëtarja shqiptare ia doli të triumfonte.

Lajmet për Dua Lipën
Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Dua ishte në konkurrim edhe për kategorinë për dukjen më të mirë, të cilën e fitoi  Nicki Minaj.

Dua Lipa me çmimin si artistja më e mirë e muzikës pop (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV/Guliver)

Po ashtu, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar edhe në kategorinë për çmimin ‘Artisti më i mirë’, të cilin e fitoi Camila Cabello.

Dua Lipa është artistja më e mirë e muzikës pop (Foto: Ian Gavan/Getty Images for MTV/Guliver)

Konkurrentët për çmimin ‘Best Pop’:

Ariana Grande
Camila Cabello
FITUES: Dua Lipa
Hailee Steinfeld
Shawn Mendes

/Telegrafi/