LAJMI I FUNDIT:

Messi refuzoi 755 milionë euro nga Man City

Messi refuzoi 755 milionë euro nga Man City
Lionel Messi (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Mediat spanjolle e kanë zbuluar se Manchester City kishte lansuar një ofertë rekord botëror për kapitenin e Barcelonës Lionel Messi vitin e kaluar.

Messi ka nënshkruar rinovimin e kontratës apo kontratën e fundit me Barcelonën gjatë saktësisht para një viti, në nëntor të vitit 2017.

Por, sipas asaj që raporton gazeta Mundo Deportivo, Messi mori një ofertë masive të kontratës nga anglezët e Cityt.


“City ka para ta blejë Messin, por është e vështirë”
Lexo po ashtu “City ka para ta blejë Messin, por është e vështirë”

Pronari i Cityt, Sheikh Mansour ishte i përgatitur për të vënë në tryezë një çmim të pabesueshëm për yllin argjentinas.

Messi dhe Guardiola kanë një marrëdhënie të veçantë

Vetëm për të sjellë argjentinasin në Ligën Premier, Mansour ishte gati të paguante plot 755 milionë euro.

Pretendohet se Messit iu dha një kontratë me vlerë 50 milion euro në vit.

Xavi: Messi është nga një tjetër planet
Lexo po ashtu Xavi: Messi është nga një tjetër planet

Përveç kësaj, gazeta spanjolle zbulon se ishte plus një tarifë prej 50 milionë eurosh për babanë e tij Jorge.

Por, Messi nuk pranoi propozimin dhe në vend të kësaj vuri lapsin mbi letër për një marrëveshje të re me Barcelonën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Kalo në kategori