LAJMI I FUNDIT:

Honda prezanton makinën UTV pa tavan, për të gjitha terrenet (Foto)

Honda prezanton makinën UTV pa tavan, për të gjitha terrenet (Foto)

Sikurse SUV që është i përdorshëm për rrugë normale, UTV është makinë që mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet

Prodhuesi japonez Honda, nuk është i panjohur për makinat për të gjitha terrenet, që ofron komoditete të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe, kemi të bëjmë me një UTV që nuk ka tavan, por vetëm shufrat për siguri ën rast rrotullimi. Mirëpo, e ka edhe hapësirën për pjesën e bartjes së mallrave.


Në atë që njihet si Rugged Open Air Vehicle, është prezantuar si koncept në SEMA Show në Las Vegas si një koncept, ndërsa nuk dihet nëse do të hyjë në prodhim.

Kjo makinë nga Honda, që është përgjigje ndaj Jeep Wrangler, është kombinim mes Ariel Nomad dhe Mahindra Roxor. /Telegrafi/