LAJMI I FUNDIT:

Juve mposht Unitedin në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Juve mposht Unitedin në ‘Teatrin e Ëndrrave’
Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Me rezultat 1-0, Juventusi e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër bëri një gjysmë të parë fantastike në Old Trafford duke e dominuar sfidën si në kontrollimin e lojës, ashtu edhe me krijimin e rasteve.


Paulo Dybala e zhbllokoi rezultatin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Mjaftuan vetëm 17-minuta që Bianconerët të kalonin në epërsi. Pas një harkimi nga Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala e shfrytëzoi një top të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Menjëherë pas golit, Joao Cancelo pranoi një top preciz në zonë, mirëpo por David De Gea e mbrojti goditjen e tij.

Ronaldo dhe Pogba gjatë ndeshjes në Old Trafford (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Shanset e Juves vazhduan, teksa nga një goditje e Ronaldos prej gjuajtjes së lirë, nuk përfitoi si duhej Blaise Matuidi, pasi portieri vendas e mbrojti goditjen e tij.

Me gjithë rastet tjera dhe sulmet e vazhdueshme të mysafirëve, pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi për bardhezinjtë.

Vendasit bënë lojë tjetër në gjysmën e dytë duke qenë më ofensiv, në përpjekje për ta barazuar rezultatin.

Paul Pogba e goditi shtyllën (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, mysafirët vazhduan të ishin të rrezikshëm dhe një prej mundësive të mira e pati CR7, mirëpo De Gea bëri një tjetër intervenim për t’u lavdëruar.

Shansin më të mirë për Djajtë e Kuq e pati Paul Pogba, i cili e goditi shtyllën e ish- skuadrës së tij.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit nga po aq xhiro të zhvilluara dhe është lider i pakontestueshëm në Grupin H.  Manchester Unitedi është në vend të dytë me katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e radhës zhvillohet pikërisht ndërmjet këtyre dy skuadrave, por kësaj radhe takimi zhvendoset në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori