LAJMI I FUNDIT:

NATO: Rusia po e shkel marrëveshjen për armët nukleare

NATO: Rusia po e shkel marrëveshjen për armët nukleare

Të gjitha 29 anëtaret e NATO-s janë të bindura se Rusia po shkel marrëveshjen e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike, Oana Lungescu.

Duke marrë parasysh mungesën e ndonjë informacioni rreth raketës së re ruse, anëtarët e NATO-s besojnë se është e mundur të arrihet në përfundimin se Rusia shkel marrëveshjen, tha sot zëdhënësja e Aleancës, raporton AP.

Ajo nuk ka komentuar mbi deklaratat e presidentit të SHBA-së Donald Trump se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja, por tha vetëm se anëtarët “vazhdojnë konsultimet”.


Trump tha më herët se SHBA do të tërhiqet nga një marrëveshje për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimit, pasi Rusia shkeli këtë marrëveshje, por nuk ofroi ndonjë shkelje.

Marrëveshja për shkatërrimin e raketave me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi e vitit 1987 ndalon prodhimin, testimin dhe vendosjen e raketave bërthamore dhe konvencionale që variojnë nga 500 në 5.500 km, dhe i referohet raketave balistike dhe kryqëzueset që lansohen nga toka. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori