LAJMI I FUNDIT:

Ndihmësi i princit saudit ka hyrë në konsullatë disa orë para zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi!

Ndihmësi i princit saudit ka hyrë në konsullatë disa orë para zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi!

Gazeta amerikane New York Times ka publikuar fotografi të Maher Abdulaziz Mutreb, një prej emrave të afërt me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, duke hyrë me datë 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll disa orë para gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës janë paraqitur edhe fotografi ku Mutreb gjatë ditës qëndron para shtëpisë së konsullit gjeneral saudit Mohammad al-Otaibi, kur ai ka dalë nga një hotel në Turqi me një valixhe të madhe, si dhe kur është larguar nga Turqia nëpërmjet Aeroportit Ataturk në Stamboll.


Në fotografi, të cilat thuhet se janë siguruar nga sistemet televizive me qark të mbyllur, vërehet se Mutreb ka hyrë në Konsullatën Saudite në orën 09:55 dhe ka qëndruar para shtëpisë së konsullit në orën 16:45. Mutreb është larguar nga hoteli ku ka qëndruar në Stamboll në orën 17:15 dhe më pas është vërejtur në aeroport në orën 17.58.

Gazeta New York Times ditë më parë kishte pohuar se Turqia ka identifikuar disa persona të cilët dyshohen se kanë rol në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Po ashtu, gazeta kishte theksuar se Maher Abdulaziz Mutreb, i cili është një prej të dyshuarve, është diplomat i emëruar në vitin 2017 në Ambasadën e Arabisë Saudite në Londër dhe ka vizituar shumë vende si truprojë i mundshëm i princit saudit.

– Ngjarja Khashoggi

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori