LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet (Video)

Milloshoski: Të vendosen për votim në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe të ndalohen presionet (Video)

Partia opozitare OBRM-PDUKM në vigjilje të votimit për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë nëpërmjet deputetit Antonio Milloshoski ka thënë se presin që të legjitimojnë zërin e popullit dhe se do ta hedhin poshtë marrëveshjen me Greqinë me vota KUNDËR, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të grupës parlamentare dhe koalicionit. Kaluan 19 ditë nga referendumi i pasuksesshëm ku populli tha se nuk e mbështet marrëveshjen. Kërkojmë nga Talat Xhaferi që kjo pikë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Për neve është më i rëndësishëm zëri i popullit sesa presioni ndaj deputetëve. Të vendoset në votim pika e rendit të ditës për votim” tha Antonio Milloshoski i cili ishte i rrethuar nga deputetët e partisë dhe koalicionit opozitar.

“Ne si deputetë do ta themi qëndrimin tonë në pajtim me rezultatin e referendumit dhe në pajtim me vullnetin e popullit”, tha Milloshoski duke mos ju përgjigjur pyetjeve tjera të gazetarëve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori