LAJMI I FUNDIT:

Tuntev: Nëse OBRM-PDUKM-ja bllokon të ardhmen e shtetit, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

Tuntev: Nëse OBRM-PDUKM-ja bllokon të ardhmen e shtetit, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

Në një konferencë për shtyp, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev tha se kjo përbërje e Kuvendit të Maqedonisë ka mundësinë historike që të vendosë për Maqedoninë të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Ai ju bëri thirrje deputetëve nga opozita posaçërisht të OBRM-PDUKM-së të përfshihen në procesin e ndryshimeve kushtetuese, dhe se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas Tuntev, kjo kryesi e OBRM-PDUKM-së është kundër perëndimit, por se deputetët e kësaj partie mund të kundërshtojnë kryetarin e tij dhe të deklarohen se janë për BE dhe NATO duke përkrahur ndryshimet kushtetuese.

“Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së vazhdon ta bllokojë të ardhmen e shtetit atëherë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të deklarohen se janë për BE dhe NATO”, tha koordinatori i LSDM-së Tomislav Tuntev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori