Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Mitko Jançev, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka ftuar deputetët e Kuvendit që të amnistojnë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.
Ai thotë se me ngritjen e dorës (votë) mund të lirohen personat të cilët sipas tij, më 27 prill në eufori dhe pa qëllim kanë bërë marrëzira, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Thirrjen e Zaevit unë e kuptova si amnisti. Dhe hajde ta bëjmë atë amnisti. T’i lirojmë njerëzit, të cilët në eufori të 27 prillit, pa qëllim ose organizim, bënë marrëzira. Kjo punë duhet të përfundojë në Parlament, me ngritjen e dorës për amnisti të të gjithëve. Unë kështu do të veproja”, tha Jançev.
I pyetur nëse do të ishte deputet a do të votonte për ndryshimet kushtetuese, Jaçev tha se do të votonte, por nën disa kushte.
“Do të votoja, por jo pa kushte. Më pëlqen propozimi i Panço Minov, që të dorëzohen amendamente shtesë për garanci të shtetit tonë. Emri jonë i ri të mos ndryshohet për përdorim të brendshëm, deri në anëtarësimin në BE. Dhe këto garanca do t’i kërkoja edhe nga BE-ja”, tha Jançev.
Ai shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të kërcnënuar dhe shantazhuar nga të gjitha anët. Ndërsa tha se edhe ai ka marrë kërcënime përmes Facebook-it dhe SMS porosive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë