LAJMI I FUNDIT:

Librat e vjetër për Skënderbeun, ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Librat e vjetër për Skënderbeun, ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të librave antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Drejtori i bibliotekës kombëtare, Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallët që mund të gjenden ndonjëherë.


“Sa herë i referohemi librit më të vjetër, i referohemi autorit pa dyshim, në këtë rast koleksionistes. Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të shohin librat më të rrallë që janë parë ndonjëherë”, tha ai.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, me këtë rast tha se ndihet i lumtur që 37 botime të vjetra do të jenë të ekspozuara. /KP/