LAJMI I FUNDIT:

Panucci para Izraelit: Jam optimist, gjithçka varet nga ne

Panucci para Izraelit: Jam optimist, gjithçka varet nga ne
Christian Panucci (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Christian Panucci është shprehur optimist në konferencën për shtyp një ditë parë ndeshjes së Ligës së Kombeve si mysafirë të Izraelit.

Tekniku italian thotë se kundërshtari është i fortë, por gjithçka varet nga paraqitja e kombëtares sonë.


“Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi”.

Mund ta zbuloni formacionin që do të luajë ndaj Izraelit? Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam pasur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci”.

A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda? Grezda është rikuperuar, nuk ka probleme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen”.

Në raport me takimin e ‘Elbasan Arenas’, çfarë ndeshje prisni? Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgow. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne”.

A keni një koment për Balliun? Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionist”.

Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni? Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses”.

Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij? E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë”.

Janë provuar disa skema, me cilën skemë do të luajmë? Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni pak më vonë (qesh)”, ka thënë Panucci. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori