Mourinho kishte qarë në autobusin e Interit – Moratti zbulon prapaskenat me portugezin në Interin legjendar të tripletës
Ish bosët e Interit, Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera kanë zbuluar si ishte zgjedhur Jose Mourinho të drejtojë ekipin dhe pse kishte qarë në autobusin e ekipit.
Festival dello Sport ishte një ngjarje me figura të ndritura të futbollit itailan, ku ishin prezernt edhe udhëheqësit e ekipit që fitoi “tripletën” historike.
“Mourinho më kishte mbetur në kokë jo vetëm për triumfin me Porton në Ligën e Kampionëve, por për një intervistë që kishte dhënë dy vjet pas një shorti me Deportivo La Corunan”.
“Gazetarët e pyetën për ndeshjen kthyese dhe ai u përgjigj: ‘Cila lojë? Unë tashmë po mendoj për finalen’. Kur e dëgjova këtë përgjigje, thashë: ‘Tash ky njeri është i madh'”, u shpreh ish presidenti, Massimo Moratti.
Para triumfit në Ligën e Kampionëve, Interi e fitoi Scudetton pas një fitore të vështirë në udhëtim te Siena.
“Direkt pas ndeshjes ndaj Sienas, unë po kërkoja Mourinhon, por nuk kam mundur ta gjej atë askund”.
“Ai u zhduk totalisht. Në fund, e gjeta duke qëndruar në autobusin e ekipit të përlotur duke qarë, i vetmuar. Ai qante në dënesë, doli nga personaliteti i tij”.
“Ne e fituam Ligën e Kampionëve në gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Ne shkuam në finale të qetë dhe me vetëbesim, sepse ne tashmë kishim arritur diçka të jashtëzakonshme”.
“Ishte ai momenti kur e kuptuam se mund ta fitonim Ligën e Kampionëve, ishte vala e zjarrtë e brohoritjeve dhe përkrahjes nga tifozët në Giuseppe Meazza. Nuk ka gjë më të madhe se ajo”, u shpreh mes tjerash Marco Tronchetti Provera, ish drejtor i Interit dhe një prej aksionarëve.
Interi po shpreson për një “deja vu” ndaj Barcelonës, kur do të përballet dy herë rresht, së pari në Camp Nou e më pas edhe në Giuseppe Meazza, në një përpjekje për një sezon të jashtëzakonshëm pas shumë vitesh pritje e tranzicioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
Pique: Wenger më donte mua, Messin dhe Fabregasin së bashku te Arsenali
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet ‘më i miri në botë’
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe