LAJMI I FUNDIT:

Borxhet ndaj DAP-it në Maqedoni arrijnë në rreth 10 miliardë denarë

Borxhet ndaj DAP-it në Maqedoni arrijnë në rreth 10 miliardë denarë

Gjithsej 4.105 borxhilinjë ndodhen në listën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), të cilët nuk i kanë shlyer obligimet e tyre deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Nga ky numër, 2043 janë persona juridik, si edhe 2062 janë persona fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlera e përgjithshme e borxhit është rreth 10 miliardë denarë ose 158.661.603 euro.


Edhe kësaj radhe, Ohis është borxhliu më i madh me 883 milionë denarë, ndërkaq shumë ndërmarrje publike vazhdojnë të përfshihen në këtë listë, pasi që nuk po arrijnë t’i shlyejnë borxhet./Telegrafi/