LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe SHBA-të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike

Maqedonia dhe SHBA-të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë dhe ajo e SHBA-ve kanë filluar shkëmbimin e praktikave në kuadër të fushës për siguri kibernetike dhe ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse në këtë fushë.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë njoftojnë se qëllimi i bashkëpunimit është që të rritet ndërveprimi dhe të pengohen ndikimet negative mbi procesin demokratik tek të dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Sipas shqyrtimit të ri strategjik për mbrojtje të Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira kibernetike mbetet cak i sulmeve në botë, por edhe tek ne. Në pajtim me dokumentet strategjike është e nevojshme që Maqedonia të zhvillojë kapacitetet e saj me të cilat do të menaxhojë kërcënime të tilla dhe do t’i parandalojë në kohë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata shtojnë se bashkëpunimi me SHBA-të është pjesë e strategjisë së publikuar më herët për sigurinë e vendit, si dhe parasheh bashkëpunim edhe partnerë tjerë për këmbimin e informacioneve në lidhje me këtë fushë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori