LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier: Marrëveshja e Prespës është veprim i guximshëm

Steinmeier: Marrëveshja e Prespës është veprim i guximshëm

Një veprim i guximshëm, kështu e karakterizon nga marrëveshjen e Prespës, kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kryetari gjerman Frank Walter Steinmeier në takimin e tyre të sotëm në Pallatin e Kryeministrisë në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Steinmeier përshëndeti marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke shprehur keqardhjen për rezultatin e referendumit, ndërsa Tsipras tha se marrëveshja e Prespës është një model i mirëkuptimit dhe respektit reciprok për të dy popujt.


“Kam ardhur këtu për të shprehur respektin për përpjekjet e veçanta që keni bërë për të patur një marrëveshje me IRJM-në me vendin fqinj, gjë që ishte një lëvizje shumë e guximshme nga ana juaj dhe më vjen keq që rezultati i referendumit nuk dha zgjidhje përfundimtare. Pjesa më e madhe e atyre që morën pjesë në votim, sigurisht, ishin për këtë marrëveshje, e mbështetën atë, por kjo shumicë nuk ishte e mjaftueshme. Unë shpresoj se përpjekjet e mëdha që janë investuar, nuk do të jenë të kota”, tha Steinmeier.

Duke folur për bashkëpunimin dhe iniciativat e Greqisë në rajonin më të gjerë, Kryeministri i Republikës së Greqisë e përmendi marrëveshjen e Prespës si një model për mirëkuptimin mes dy kombeve./Telegrafi/