Raportet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, janë acaruar kohëve të fundit si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, e cila ka rrjedhur nga dialogu në nivel presidentësh, Kosovë-Serbi në Bruksel.
Presidenti, Hashim Thaçi, ka mbrojtur qëndrimin e tij ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën tha se qëndron prapa deklaratave të tij duke thënë se ai që ka vdekur nuk ngjallet më.
“Njëherë ka ndodh, është ngjallur Krishti, po çështja e korrigjimit të kufijve, e shkëmbimeve të territoreve ka vdekur”, tha Haradinaj.
Ndërsa, analistët vendor në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se mospajtimet mes dy krerëve të lartë të shtetërorë, vendin e drejtojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Njohësi i këtyre rrethanave, Imer Mushkolaj vlerësoi se presidenti Thaçi, me zhgënjimin nga mungesa e përkrahjes për idenë e tij, mund t’i hakmerret Haradinajt duke ndikuar tek deputetët e PDK-së, që të prishet koalicioni.
“Hashim Thaçi është i zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes për idenë e tij. Ai mund t’i hakmerret Ramush Haradinaj duke ndikuar tek deputetët e PDK-së që të prishet koalicioni qeveritar. Nëse Thaçi vazhdon të mos e gjejë mbështetjen e duhur, atëherë mund të provokoj zgjedhje të reja. Nga ana tjetër, Haradinaj e di që kjo mund të ndodh, andaj vazhdon diskursin kundër idesë së Thaçit”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa, profesori dhe analisti Ramush Tahiri theksoi se mospajtimet tashmë të bëra publike ndërmjet dy krerëve të lartë shtetërorë, domosdo do ta çojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare ose presidenciale.
Sipas tij, presidenti Thaçi ose kryeministri Haradinaj duhet të japin dorëheqje nga pozita e tyre.
“Mospajtimet tash të bëra publike ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të Kosovës për çështje kaq madhore domosdo që e qojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare ose presidenciale sepse njeri o tjetri detyrohet të jap dorëheqje nga funksioni në të cilin është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Secila nga kjo zgjidhje i ka pasojat e veta edhe për AAK edhe për PDK”, potencoi Tahiri.
Ai po ashtu tha se tashmë është e sigurt që Kosova këtë vit do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Është tashmë e sigurt se Kosova këtë vit do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të vogla janë gjasat që rrëzimi j Qeverisë të bëhet gjatë miratimit të buxhetit që mund të zgjasë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm”, tha ndër të tjera Tahiri.
Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi është mbajtur në fillim të muajit shtator, mirëpo një takim bilateral ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka qenë i pamundur të zhvillohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!