LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi sensacional i Genoas, Piatek: Barcelona dëshiron të nënshkruaj me mua

Sulmuesi sensacional i Genoas, Piatek: Barcelona dëshiron të nënshkruaj me mua

Sulmuesi i Genoas dhe reprezentuesi i Polonisë, Krzysztof Piatek ka dëgjuar se Barcelona dëshiron ta nënshkruajë atë.

23-vjeçari, i cili shënoi 19 gola në 31 ndeshje gjatë sezonit 2017-18 me Cracovia, u bashkua me ekipin e Serie A në një marrëveshje prej katër milionë eurosh këtë verë.

Piatek ka bërë një fillim të pabesueshëm në Genoa, duke shënuar plot 13 gola në tetë paraqitje, ku tetë gola vijnë nga Serie A.


Por, kjo nuk është e tëra pasi Piatek ka shënuar edhe katër gola tjerë në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Lecces.

Piatek duke festuar një nga golat e tij te Genoa (Getty Images)

Pas këtyre paraqitjeve, shumë skuadra janë vënë pas talentit polak, i cili thotë se ka dëgjuar se edhe Barcelona dëshiron shërbimet e tij.

“Kam dëgjuar se Barcelona dëshiron të nënshkruajë me mua, por unë nuk e besoj këtë”, ka thënë fillimisht Piatek për DAZN.

“Bëra shumë mirë sezonin e kaluar dhe mendova se duhej të vazhdoja kështu dhe kam qenë këtu [te Genoa] për dy muaj duke ndihmuar ekipin tim, por kush e di se çfarë do të jetë situata vitin e ardhshëm”, përfundoi polaku.

Ndryshe, çmimi i talentit polak thuhet se është ngritur dhjetëfish dhe se tani kushton së paku 40 milionë euro. /Telegrafi/