LAJMI I FUNDIT:

Kapiten tek Young Boysi dhe me të ardhme të ndritur, Kreshnik Hajrizi prurja e madhe te Kosova U21

Kapiten tek Young Boysi dhe me të ardhme të ndritur, Kreshnik Hajrizi prurja e madhe te Kosova U21

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të ketë suksese si ajo A ashtu edhe grupmoshat nga U21 e te poshtë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listë e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor.


Emri i ri në listën e Kosovës U21, është ai i mbrojtësit të talentuar Kreshnik Hajrizi.

19-vjeçari është pjesë e kampionëve në fuqi të Zvicrës, Young Boys dhe po luan rregullisht me ekipin e të rinjve.

Edhe pse deri më tani ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës U17,U18 dhe U19, Hajrizi ka pranuar të vijë për të luajtur për Kosovën.

Në një prononcim për Telegrafin, talenti i madh nga Kosova ka treguar edhe arsyejen pse morri këtë vendim.

“Jam lindur e rritur në Zvicër dhe gjithmonë jam falënderues ndaj këtij shteti. Por kam zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, pasi këtu kam familjarët dhe janë rrënjët e mija”.

“Kam luajtur për grupmoshat e Zvicrës dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin, por tani që jam te Kosova jam shumë i lumtur dhe shpresojë që të arrijmë gjëra të mëdha”.

“Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja ime për t’i sjellë shumë fitore Kosovës, fillimisht Përfaqësueses U21 ndërsa në të ardhmen edhe Kosovës A”, tha Hajrizi për Telegrafin.

I lindur në muajin maj të vitit 1999, Hajrizi luan si titullar tek ekipi i Young Boys Bern U21, por që shpreson që së shpejti të luaj edhe me ekipin e parë.

“Jam duke luajtur rregullisht me YB U21 në kampionat por edhe në UEFA Youth League”.

“Qëllimi im është që sa më shpejtë të arrijë debutimin me ekipin e parë dhe të luaj në elitën e futbollit zviceran”, tha Hajrizi për Telegrafin.

Kontrata aktuale e mbrojtësi të talentuar qendror me Young Boysin skadon në verën e vitit 2019 por që pritet të rinovojë së shpejti dhe të nënshkruajë një kontratë më afatgjate me klubin nga kryeqyteti zviceran. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori