LAJMI I FUNDIT:

Samaras: Me marrëveshjen e Prespës ju dhamë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas

Samaras: Me marrëveshjen e Prespës ju dhamë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas

“Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë kam mbështetur, se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas”, tha ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në hapjen solemne të Panairit tregtar dhe afarist në qytetin grek.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.


“Gjegjësisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën me udhëheqjen me çështjen e emrit nga qeveri të ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ka pranuar ta njihet kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas. Askush”, tha Samaras.

Ish-kryeministri grek, ndërsa tani deputet i “Demokracisë së Re” theksoi se partia opozitare, “siç edhe ka publikuar lideri i saj Kiriakos Mitsotakis nuk do të votojë për ratifikim, as si Qeveri as si opozitë”.

Samaras shtoi se është i sigurt se në të ardhmen “Greqia do të lirohet nga obligimi shumëvjeçar i marrëveshjes”, duke e përsëritur qëndrimin e Micotakisit, që negociatat të fillojnë nga fillimi.

Duke folur për perspektivën evropiane, ai tha se Greqia nuk mund të heqë dorë nga e drejta të negociojë me Shkupin për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori