LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Qeverinë mund ta rrëzojë vetëm pozita

Musliu: Qeverinë mund ta rrëzojë vetëm pozita

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka mohuar çdo mundësi që Qeverinë aktuale ta rrëzojë opozita. Sipas saj, partitë opozitare nuk i kanë numrat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Musliu ka thënë se Qeveria mund të bjerë vetëm nëse dëshirojnë subjektet e koalicionit qeverisës.

“Qeverinë mund ta çojë në shtëpi vetëm koalicioni qeverisës, pra pozita. Asnjëherë këtë Qeveri nuk mund ta rrëzojë kjo opozitë. Besoj se për këtë janë të vetëdijshëm opozita dhe opinioni publik. Më vjen keq që opozita me këto pretendime po i manipulon qytetarët e Kosovës. Pra, rrëzimi i Qeverisë ndodh vetëm nëse ndonjëra prej partive të koalicionit qeverisës merr vendim për këtë çështje, pastaj të bashkëpunojë me partitë opozitare”, tha ajo.


Deputetja Ganimete Musliu, ka deklaruar se paralajmërimet e opozitës se do të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë janë vetëm përpjekje sa për ta tërhequr vëmendjen e opinionit.

“Pyeti secilin deputet të opozitës se si rrëzohet Qeveria, ata do të thonë se për ta arritur këtë qëllim duhet t’i kenë 61 vota. Sikur t’i kishin këto vota ata nuk do të kishin nevojë ta rrëzonin Qeverinë, sepse do ta formonin që në fillim të mandatit, për çka edhe kanë tentuar. Kështu që, tani për tani opozita e ka të pamundur ta rrëzojë Qeverinë. Kur e kemi parasysh se ata e dinë që këtë e kanë të pamundur, kjo nismë nuk mund të quhet serioze”, tha ajo.

Musliu ka lavdëruar Qeverinë Haradinaj duke thënë se vetëm për tre muaj ky kabinet qeveritar ka bërë sa Qeveria e kaluar në gjithë mandatin e saj. “E kënaqur është fjalë e madhe, mirëpo mund të them se kjo Qeveri është më dinamike dhe më në rrugë të mbarë sesa Qeveria e kaluar, e cila është udhëhequr nga LDK-ja”, ka thënë ajo.

Sipas Musliut, në këtë performancë të mirë të ekzekutivit po ndikon edhe puna e ministrave të PDK-së.

“Sa i përket anës së brendshme të PDK-së, besoj se tashmë është e qartë edhe për opinionin se PDK-ja nuk ka asnjë luhatje apo tundime brenda saj. Ajo që dihet është se gjithë ministrat e PDK-së deri më tani kanë treguar një performancë të jashtëzakonshme. Besoj shumë se kjo performancë e mirë e tyre në të mirë të vendit do të vazhdojë deri në fund të mandatit”. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori