LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Kuvendit t’i kthehet vendimmarrja për proceset jetike të vendit (Video)

Kusari-Lila: Kuvendit t’i kthehet vendimmarrja për proceset jetike të vendit (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth procesit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Kusari-Lila ka thënë se Kuvendit të Kosovës duhet t’i kthehet roli, funksioni dhe vendimmarrja që i takon.

“Kuvendi është tjetërsua, vendimmarrja për procese jetike të vendit duhet ti kthehet Kuvendit. Në Kosovë kemi një përzierje totale të kompetencave institucionale”, ka thënë Kusari-Lila.


Ajo ka shtuar se më parë duhet të gjendet rruga që sa më shpejt Hashim Thaçi të mos jetë më president i Kosovës, duke prezantuar edhe dy hapa që sipas saj janë zgjidhja ideale për procesin e dialogut.

“Së pari: Thaçi është i dëmshëm dhe në momentin që ai nuk është më president e shpëton vetën por edhe vendin. Thaçi është duke i shkaktuar dëme të mëdhaja të vendit, dhe vazhdimësia e kësaj do të ketë pasoja të ripakuperueshme për Kosovën. E dyta ka të bëjë me mandatin e ekipit negociator, para miratimit të ekipit negociator duhet të miratohet platforma për dialog”, ka thënë Kusari-Lila.

Kryetarja e Alternativës më tej ka treguar se në bazë të informacioneve që ka nga shtetet me peshë dhe me rëndësi për Kosovën, është diskutuar shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është diskutuar shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë tri komunat e veriut me një pjesë të Preshevës, pa Medvegjen dhe Bujanocin. Shumë ma pak territor me marrë Kosova prej komunës së Preshevës dhe kjo është katastrofike…”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se presidenti Thaçi duhet të jetë jashtë këtij procesi, sepse nuk i takon dhe mandatin për negociata me Serbinë nuk e ka marrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Neve nuk mundet as Serbia as Bashkimi Evropian të na caktojë udhëheqësin e negociatave, e caktojmë ne. Është momenti që të merremi me Thaçin për ta liruar Kosovën”, theksoi Kusari-Lila.

Ajo ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave ku ka thënë se mos heqja e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj përbënë shkelje të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori