LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i raporton Putinit: Jemi larg zgjidhjes për çështjen e Kosovës

Vuçiq i raporton Putinit: Jemi larg zgjidhjes për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Moskë se pavarësisht përpjekjeve për të arritur kompromis dhe mbështetjes për paqe dhe siguri, janë shumë larg nga zgjidhja për Kosovën.

Ai gjatë takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë komplekse dhe se Serbia si shtet përballet me provokime të shumta në baza ditore.


“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur një kompromis dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin, ne jemi shumë larg nga çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës”, tha ai.

Vuçiq e falënderoi Putin për gjithçka që po bënte në favor të Serbisë dhe e ftoi atë të vizitonte Beogradin së shpejti, duke shtuar se do të ishte një nder i madh për vendin dhe popullin serb.

Ndryshe, gjatë këtij takimi Vuçiq i dhuroi homologut të tij rus librin “Serbia ime e bukur” nga autorë rusë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori