Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Bavari ku në mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me ministrin shtetëror të Bavarisë për Çështje Federale, Dr. Florian Herrmann.
Në këtë takim Hoxhaj tha se është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rolin që ka luajtur Gjermania në këtë proces, njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Bavari, si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit.
Hoxhaj ka njoftuar se me ministrin Herrmann janë dakorduar që shumë shpejtë ta organizojnë një forum ekonomik të përbashkët, në mënyrë që t’i jepet një shtytje rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Bavarisë.
“Takim i hershëm sot në Bavari, me ministrin shtetëror të Bavarisë për Çështje Federale, Dr. Florian Herrmann. Gjatë takimit kemi diskutuar për liberalizimin e vizave dhe rolin e Gjermanisë në këtë proces, njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Bavari, si dhe bashkëpunimin arsimor. Po ashtu, jemi dakorduar për organizimin e një forumi ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë, për ta rritur shkëmbimin ekonomik-tregtar mes nesh”, ka shkruar Hoxhajt në profiline tij, në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe