LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Apelojmë që komisionet të sigurojnë kushte për të votuar (Video)

CIVIL: Apelojmë që komisionet të sigurojnë kushte për të votuar (Video)

Organizata jo-qeveritare për ndjekje të procesit të votimit, CIVIL ka dalë në konferencë për shtyp lidhur me procesin e votimit duke potencuar disa parregullsi, kryesisht për mungesë të votuesve nëpër listat e votimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga CIVIL thonë se kanë munguar disa persona nëpër listat e votuesve.

“Në shkollën ‘Pestaloci’ në Komunën Qendër në Shkup është dashur që të ec mbi 200 metra deri tek vendvotimi pasi ka ecur me ndihmesa anatomike. Apelojmë deri tek komisionet zgjedhore që të krijojnë kushte për të votuar” thonë nga CIVIL.


“Në Shtip është konstatuar se nuk është në listën e votimit, edhe pse gishti i është spërkatur me sprej verifikues” vazhdoi Xhabir Deralla nga kjo organizatë.

Nga CIVIL thonë se ankesat janë përgjithësisht rreth organizimit brenda vendvotimeve. /Telegrafi/