LAJMI I FUNDIT:

Gattuso i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin: Nuk jemi ekip i shkëlqyer, na mungon efikasiteti

Gattuso i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin: Nuk jemi ekip i shkëlqyer, na mungon efikasiteti
Gennaro Gattuso (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Gennaro Gattuso e ka pranuar se Milani i tij nuk janë ekip i shkëlqyer, pasi nuk e përfunduan epilogun e ndeshjes më herët shkaku i mos efikasitetit.

Rossonerët ende kanë edhe një ndeshje për të luajtur kundër Genoas, por fakti mbetet se ata kanë vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje deri më tani.

Mbi të gjitha, ata nuk kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur dhe kanë humbur shtatë pikë nga avantazhi, më shumë se çdo skuadër tjetër në ligë këtë sezon.


“Ne krijuam shumë shanse në pjesën e parë dhe të dytë dhe mund të ndodhë një gabim, edhe nëse ishte shumë i kushtueshëm”, ka thënë fillimisht Gatusso për Sky Sport Italia.

Gennaro Gattuso (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Problemi që kemi është përfundimi i ndeshjeve, sepse kemi bërë shumë mirë edhe pa një lojtar të rëndësishëm si Gonzalo Higuain, kështu që Fabio Borini duhej të përshtatej”.

“Shpresojmë ta kemi Higuainin përsëri të dielën kundër Sassuolos. Nuk është serioze, por mjekët do ta vlerësojnë situatën e tij nesër”.

Pamje gjatë ndeshjes ndaj Empolit (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Edhe njëherë ne jemi këtu duke folur për një rezultat të pafat, por ne duhet të shikojmë përpara dhe të punojmë për të përfunduar sa më mirë”.

“Kur bën sistematikisht shumë  gabime, një besim i vogël bie dhe nuk mund ta mohojmë këtë. Duhet të fokusohemi”.

“Nuk jemi një ekip i shkëlqyer dhe nuk jemi efikas. Duhet të rritemi, të zvogëlojmë disa gabime dhe të punojmë shumë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si sot, atëherë herët a vonë do të vijnë rezultatet”, përfundoi italiani. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori