LAJMI I FUNDIT:

Pse Putini nuk po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Pse Putini nuk po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Rusia është i vetmi vend – së bashku me Kinën – i cili në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nuk përfaqësohet nga presidenti apo kryeministri i saj, duke shtruar pyetjen e mediave të huaja se pse Vladimir Putin nuk erdhi në këtë tubim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet në Moskë, që nga 24 gushti, kishin bërë të ditur se presidenti rus nuk planifikon të udhëtojë për në Nju Jork.


Dhe këtë refuzim, përkatësisht mos shkuarjen në Nju Jork, Putin nuk e ka shpjeguar.

Por politologët në Moskë besojnë se, përveç agjendës së ngjeshur të Putinit, kjo ka të bëjë edhe me atmosferën e tanishme të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithsesi Putin ka vendosur që ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, të shkojë në seancën e këtij viti, i cili ka një përvojë të madhe dhe njëkohësisht është një përfaqësues i vendit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por ky nuk është viti i parë që Putini bën një refuzim të tillë. Siç thuhet më tej, ky është viti i tretë me radhë që Putini nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme.

Herën e fundit ai ishte në vitin 2015, në sesionin jubilar të 70-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori