LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha organizon darkë speciale në Londër në mbështetje të femrave, e ftuar speciale Rita Ora

Bebe Rexha organizon darkë speciale në Londër në mbështetje të femrave, e ftuar speciale Rita Ora
Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto

Rita Ora dhe Bebe Rexha publikuan një fotografi së bashku, përmes së cilës treguan se iu bashkuan mbrëmjes “Women in Harmiony” të martën (25 shtator) në Casa Cruz në Londër, Angli.

Bebe e organizoi këtë darkë në fillim të këtij viti si një mënyrë që këngëtaret femra të bashkoheshin dhe të kishin një hapësirë të sigurt për t’iu bashkuar tregut.

Ajo ndërmori iniciativën për të organizuar këtë mbrëmje pasi një studim zbuloi se gratë përbënin vetëm 16.8% të artistëve në tabelat botërore.


“Isha si,” Oh, zoti im, nuk ka shumë prej nesh! Nuk është çudi pse nganjëherë ne bëhemi konkurrues si femra sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ne në tryezë. Dhe unë thashë: “Ne duhet të mbështesim vërtet njëri-tjetrin”. Mendova: Dua të darkoj, dhe dua të bëj një gjë të veçantë dhe ta bëj atë intime dhe private”, tha Bebe Rexhe në një intervistë për Billboard pak para darkës.

Bebe Rexha organizoi darkë speciale në Londër, një mbrëmje dedikuar fuqisë së femrës (Foto: Just Jared)

“Shumë herë kur takoni artistë ose kompozitorë të tjerë, ne jemi të gjithë të pasigurtë dhe të gjithë të njëjtën gjë, kështu që ndjehem sikur ky është një mjedis i sigurt”, shtoi ajo.

“Dua ta bëj këtë organizim sonte, sepse dua q ata t mund të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe ndoshta t punojnë më mirë me njëri-tjetrin. Ky është qëllimi im”, ka përfunduar këngëtarja shqiptare.

Ndërkohë, e ftuar nderi në këtë mbrëmje ka qenë patriotja tjetër e famshme, Rita Ora, e cila aktualisht është në prag të lansimit të albumit të saj të dytë.

Rita Ora, e ftuar speciale në darkën e organizuar nga Bebe Rexha (Foto: Just Jared)

“Ndjehem sikur është një nate e rëndësishme, sepse asnjëherë nuk jam bërë pjesë e një organizimi me njerëz të tillë”, ka thënë ndër të tjerash Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/BoKtjA4FcQu

Megjithëse një organizim i detajuar dhe i veçantë, në këtë mbrëmje u vërejt mungesa e një prej artisteve që i ka kënduar shumë forcës së femrës – shqiptarja Dua Lipa, e cila ndryshe nga Rita, duket se nuk ka qenë e ftuar në mbrëmjen e organizuar nga po prapë një shqiptare si këngëtarja Bebe Rexha.

Pavarësisht se Rexha dhe Lipa kanë raporte të mira mes vete, krejt e kundërta duket se ndodh mes Duas dhe Ritës, të cilat pavarësisht se kanë treguar në media se kanë respekt për njëra-tjetrën, raportet mes tyre duket se vazhdojnë të mbesin të ftohura. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Just Jared)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori