LAJMI I FUNDIT:

Griezmann e pranon se nuk mund të bënte as gjumin mirë duke menduar për ofertën e Barcelonës

Griezmann e pranon se nuk mund të bënte as gjumin mirë duke menduar për ofertën e Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e pranon se nuk mund të flinte mirë gjatë kohës që Barcelona e kërkonte në afatin e fundit kalimtar të verës.

Francezi thotë se nuk ndihej mirë pasi nuk ishte i përcaktuar, por në fund vendosi qëndrimin te Atletico.


“Kishte kohë kur nuk ndihesha mirë”, ka thënë Griezmann për Telefoot.

Foto: Footy Accumulators/Twitter

“Fola me gruan time. E zgjova në tre të mëngjesit dhe pyeta ‘Çfarë do të bëjmë?’, por ajo nuk mundi të më ndihmojë pasi nuk ajo nuk e dinte cili ishte mendimi im”.

“As prindërit e mi nuk mund të më ndihmonin. Disa amtarë të familjes dëshironin të më shikonin te Barcelona, disa jo, ishte e vështirë”.

“Të gjithë më thërrisnin, shikonin se si isha dhe pastaj më thoshin, ‘Ne duam që të qëndrosh. Ne do të bëjmë gjithçka për ty që të qëndrosh. Jemi gati të bëjmë shumë gjëra’. Kjo të prek”.

Griezmann: Kam fituar tre finale, çfarë duhet të bëj më shumë për ta fituar ‘Topin e Artë’, apo çmimet tjera?
Lexo po ashtu Griezmann: Kam fituar tre finale, çfarë duhet të bëj më shumë për ta fituar ‘Topin e Artë’, apo çmimet tjera?

“Ne duam të bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve për dallim nga viti i kaluar që nuk arritëm të kalonin në 1/16”.

“Mendoj se më së shumti ishte faji im sepse nuk isha mirë mentalisht, por edhe në ligë”, tha për fund Griezmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori