Rusia këtë javë pësoi një goditje të rëndë, kur ushtria e aleatëve të saj rrëzuan avionin e saj.
Dhe pas rënies së aeroplanit “il 20”, ministria ruse e mbrojtjes fajësoi menjëherë Izraelin për sulm ndaj Sirisë për fluturim të ulët dhe shmangien e radarëve.
Mbrojtja ajrore siriane nuk mund të ketë vënë re avionët izraelitë, në vend të kësaj ajo pa një aeroplan më të lartë dhe e hodhi atë, vetëm më vonë duke gjetur se ajo ishte një aeroplan rus zbulues. Kështu, aleati rus vrau 15 rusë – madje me një projektil të prodhuar në Rusi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Raste të tilla nuk janë të habitshme. Kjo nuk është hera e parë që të jep përshtypjen se Putin nuk mund të mbrojë popullin e tij”, ka thënë për “Business Insider”, Ana Borshçevskaja, një eksperte për Rusinë në Institutin e Uashingtonit për politikë.
Megjithatë, përkundër faktit se gjeneralët rusë akuzuan Izraelin dhe premtuan “kundërmasat” dhe përgjigjen, Putin e quajti atë një aksident tragjik, duke mos i atribuuar askujt fajin dhe duke mos premtuar hakmarrje.
Siç thuhet tutje, në shtator 2015, Rusia hyri në konfliktin sirian me pompozitet të madh. Kështu forcat ajrore ruse shpëtuan presidentin sirian Bashar Assad.
Por tre vjet kanë kaluar që atëherë dhe megjithëse Asadi mbetet në pushtet, rusët vazhdojnë të vriten në Siri. Rusia mbeti pa një numër të madh të avionëve në Siri.
Gjithashtu, më parë këtë vit, ushtria amerikane vrau një numër të madh mercenarësh rusë, të cilët po i afroheshin pozicioneve amerikane në Siri.
Veç këtyre, pasi SHBA ndërmorën sulmet ajrore në Siri, Rusia premtoi hakmarrje, por kjo nuk ndodhi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit