LAJMI I FUNDIT:

Hapet shkolla e parë shqipe në Modena të Italisë

Hapet shkolla e parë shqipe në Modena të Italisë

Në Modena të Italisë do të hapet më 7 tetor të këtij viti shkolla e parë shqipe, ku lëndë kryesore do të jetë gjuha shqipe, mësimi i të cilës do të plotësohet dhe me lëndët e tjera si histori, gjeografi, art, tradita dhe valle e muzikë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bën të ditur se shkolla do të hapet nga shoqata “Nënë Tereza” në Modena.


Gjatë mbledhjes së stafit të mësuesve të kësaj shkolle u theksua se “mësimi i gjuhës shqipe duhet të parashikojë asimilimin kryesisht në klasë, duke nisur nga mësimi i alfabetit me anë të shembujve praktik dhe të përfshirjes së nxënësve në punë grupi, për të arritur në përmirësimin e aftësive të tyre në dialogimin dhe shprehjen dhe me shkrim në gjuhën shqipe”.

Klasat do të jenë të ndara në bazë të grupmoshave të fëmijëve, në mënyrë që ambienti mësimor të jetë sa më i përshtatshëm për secilin.

Duke pasur parasysh faktin që materialet mësimore të aprovuara nga Ministria e Arsimit për Diasporën janë vetëm për mësimin e gjuhës, lëndët e tjera do të përgatiten nën drejtimin e mësuesve përkatës, duke shqyrtuar materialet e Ministrisë së Arsimit në portalet institucionale.

“Ndihemi pjesë e një projekti të rëndësishëm për fëmijët tanë dhe të ardhmen e ruajtjes dhe trashëgimisë së pasurisë tonë kulturore. Ndaj ftojmë çdo shqiptar që mbart në vete të njëjtin entuziazëm e dëshirë të angazhohet në këtë drejtim. Ndër shekuj gjuha shqipe rron në trevat jashtë kufijve, te emigrantët e parë arbëreshë, e le të mos mungojmë së dhëni kontributin tonë dhe ne emigrantët e kohës së re”, shprehen drejtueset e kësaj shkolle. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori