Ministri Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në inaugurimin e fillimit të projektit për “Bashkimin e Qytetit” që do t’i lidhë dy pjesët e qytetit të Ferizajt që i ndanë hekurudha.
Ky projekt do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ka vlerë prej mbi 4 milionë euro.
Ministri Lekaj duke iu adresuar qytetarëve dhe zyrtarëve të shtetit të pranishëm në këtë inaugurim, tha se ky projekt i infrastrukturës moderne është tejet i rëndësishëm sepse rritë sigurinë e qytetarëve të Ferizajt. Lekaj ka deklaruar se synim ka ta bëjë Ferizajn me infrastrukturë moderne dhe ashtu siç e duan qytetarët e saj.
Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i ka falënderuar të gjithë krerët e institucioneve të vendit e në veçanti ministrin Lekaj për përkrahjen e vazhdueshme.
Në këtë inaugurim morën pjesë edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët thanë se për Ferizajn do të realizohen edhe projekte të tjera, që do ta transformojnë Ferizajn në një qytet evropian dhe me infrastrukturë moderne e që për këtë ministri Lekaj, i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City