LAJMI I FUNDIT:

Meta-Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni do të votojnë “për” në referendum

Meta-Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni do të votojnë “për” në referendum

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ju bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoni të marrin pjesë në referendumin që do të mbahet më 30 shtator dhe të votojnë “për” të ardhme të sigurt dhe evropiane.

Mesazhin Meta e drejtoi në takimin në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen e Maqedonisë dhe referendumi ku pritet “të vendoset fund problemeve me Greqinë:.

“Kryetar Meta e vlerësoi lartë qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reforma gjithëpërfshirëse dhe për kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese që janë të rëndësisë thelbësore”, thuhet në kumtesën e kabinetit Meta.

Kryetari i Republikës së Shqipërisë ka theksuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm polik dhe social, si dhe në integrimin e Maqedonisë në organizatat euroatlantike.

“Duke theksuar rëndësinë e integrimit të shpejtë të dy vendeve dhe rajonit, Kryetari Meta tha se Maqedonia është në nje moment të volitshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, thuhet në kumtesën e Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori