LAJMI I FUNDIT:

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Grupi parlamentar i LDK-së, LVV-së, PSD-së dhe deputetët e pavaruar Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda duke pasur gjithnjë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të vendit të cilët do të përfitojnë nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në mes të BE-së dhe Kosovës dhe duke respektuar partneritetin e Kosovës me BE-në,kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën kërkohet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare.

“Gjithashtu duke ditur se asistencat e BE-së në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës e posaçërisht asistenca në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, siç janë asistencat që rrjedhin nga ratifikimi i Marrëveshjes së IPA-së që sjell 48 milion euro për Kosovën, Programi “ Evropa për qytetarët” i cili mundëson Kosovës qasje në mëse 17 programe të BE-së, si dhe asistenca në platformat mbështetëse të IT dhe mbështetja në reformën e politikave për arsim dhe rini që parasheh Programi “ Erasmus +”, deputetët e nënshkruar vlersojnë se ratifikimi i tyre duhet të ndodh sa më parë”, thuhet në një komunikatë për media nga LDK.

Seanca është kërkuar të mbahet me datë 20.09.2018 në ora 14.00. /Telegrafi/