LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Sarrazin: Ndihmë nga Bundestagu gjerman për integrim në BE dhe NATO

Dimitrov-Sarrazin: Ndihmë nga Bundestagu gjerman për integrim në BE dhe NATO

Manuel Sarrazin, deputet nga radhët e të Gjelbërve dhe anëtar i Komitetit të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman sot në një takim me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, konfirmoi mbështetjen e Bundestagut gjerman për përpjekjet e vendit dhe procesin e reformave të nevojshme për integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sarrazin vëmendjen e përqendroi në rëndësinë e përdorimit të mundësisë historike dhe, nëpërmjet një rezultati të suksesshëm të referendumit dhe zbatimit të marrëveshjes së Prespës, duke siguruar të ardhmen euroatlantike të vendit dhe qytetarëve të saj, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Ministri Dimitrov shprehu mirënjohjen për kontributin e përgjithshëm aktiv dhe mbështetjen e fuqishme të Berlinit zyrtar në drejtim të zbatimit të suksesshëm të agjendës së reformave të BE-së dhe NATO-s në Maqedoni. Dimitrov sqaroi situatën aktuale të brendshme politike dhe zhvillimin e fushatës për referendumin si dhe sfidat për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës.


Në takim u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin dhe dinamika me Parlamentin e Gjermanisë gjatë viteve të kaluara, e cila pasqyrohet me vizitat dhe takimet e shumta, ndërsa u rishikuan edhe çështjet aktuale nga rajoni dhe kontekst më të gjerë. /Telegrafi/