LAJMI I FUNDIT:

PSP nuk do të ndjekë Bozhinovskin për zbulimin e sekretit shtetëror

PSP nuk do të ndjekë Bozhinovskin për zbulimin e sekretit shtetëror

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Shpion”, Prokuroria Speciale Publike tërhoqi një pjesë të aktakuzës kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, që ka të bëjë me zbulimin e sekretit shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria Speciale e bëri këtë sepse në kërkesën për ekstradimin e Bozhinovskit nga Serbia në Maqedoni, kjo vepër penale nuk është përmendur. Sipas ligjit në vend, personi i ekstraduar mund të përgjigjet vetëm për akuzat e përcaktuara në kërkesën për ekstradim. Prokuroria Speciale Publike do të vazhdojë me aktakuzën në lidhje me ndërmarrjen kriminale, shantazhin dhe spiunazhin.


Bozhinovski ia përsëriti gjykatës kërkesën për kthimin e pasaportën së tij, por gjykata u përgjigj se ato ende nuk kanë marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

Seanca do të vazhdojë më 20 shtator dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do ta monitorojë atë deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori