LAJMI I FUNDIT:

OBR: Maqedonia është shembull për shumë vende të Evropës

OBR: Maqedonia është shembull për shumë vende të Evropës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me delegacionin e Organizatës Botërore të Romëve (OBR), të udhëhequr nga Kryetari dhe Ambasadori për Paqe, Jovan Damjanoviq, nënkryetari David Romano dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Evropiane Ivica Petroviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi, duke i mirëpritur të ftuarit në Kuvend, theksoi se Republika e Maqedonisë është një vend që i kushton një vëmendje të veçantë statusit të romëve. Ai theksoi se ka aspekte që duhet të pranohen si një shembull i suksesshëm, por gjithashtu që si përfaqësues të popullit ende ka shumë punë për të kënaqur të gjitha aspektet e jetës së komunitetit rom në shoqëri, veçanërisht duke theksuar sferat e arsimit, infrastrukturës dhe shëndetit.

Damjanoviq tha se është i kënaqur që është në Republikën e Maqedonisë, një shtet, qytetarët e të cilit kanë pranuar prej kohësh romët si qytetarë të barabartë, një vend unik në rajon me një komunë rome, një vend që është një shembull i rrallë për vendet shumë më të zhvilluara në Evropë, për shkak faktit se prej kohësh kanë një anëtar i komunitetit rom në Kuvendin e tyre. /Telegrafi/