LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia fiton ndaj Kosovës në Prishtinë

Maqedonia fiton ndaj Kosovës në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Maqedonia (73-76) në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për ‘FIBA Eurobasket 2021’.

Në minutat e para, mysafirët e bënë shumë shpejt diferencën, teksa me kalimin e minutave, basketbollistët tanë u kthyen në lojë.


Me gjithë përkushtimin e basketbollistëve të Kosovës, në fund të çerekut të parë, maqedonasit kishin katër pikë epërsi (16:20).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra mysafire u tregua më efektive duke e ruajtur avantazhin. Për më shumë, përfaqësuesja e Maqedonisë e ngriti akoma më shumë epërsinë në raste të caktuara gjatë kësaj pjesëloje.

Megjithatë në këtë çerek diferenca e pikëve të shënuara ishte vetëm një më shumë për maqedonasit (13:14), ashtu që kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte 29-34.

Një rikthim fantastik, basketbollistët e Kosovës e bënë në dhjetëminutëshin e tretë të sfidës duke arritur ta përmbysin epërsinë.

Në këtë çerek, Përfaqësuesja jonë i shënoi 20 pikë, kundrejt 14 pikëve të Maqedonisë, ndërsa Dardan Berisha ishte mbresëlënës në momente të duhura.

Maqedonasit u rikthyen në çerekun e fundit duke e marrë sërish epërsinë dhe duke e diktuar lojën. Ndërkohë, Berisha vazhdonte insistimin duke i udhëhequr bashkëlojtarët në përpjekje për t’i ndryshuar gjërat dhe basketbollistët tanë e ngushtuan shumë rezultatin.

Fundi i sfidës ishte dramatik, duke qenë se kur kishin mbetur 24 sekondat e fundit, diferenca ishte vetëm dy pikë.

Megjithatë, maqedonasit arritën ta fitonin çerekun e katërt (24:28) dhe e fituan edhe lojën me tri pikë diferencë (73-76). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori