LAJMI I FUNDIT:

Nga tetori, 100 milionë euro në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni

Nga tetori, 100 milionë euro në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni

Marrëveshja me Bankën Investuese Evropiane për shfrytëzimin e 100 milionë eurove për ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të nënshkruhet të martën mes Qeverisë e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Banka e Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit dhe Banka Investuese Evropiane.

Ndërmarrjet tashmë nga tetori do të mund me projekte të aplikojnë për 100 milionë euro kredi të lira nga Banka Investuese Evropiane.

Plasmani i 100 milionë eurove nga ana e Bankës së Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit kryhet përmes bankave vendore komerciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM, theksoi se kjo linjë kreditore do të mundësojë realizimin e projekteve të reja, punësime të reja, likuidet të zmadhuar në ekonomi dhe eksportim i zmadhuar.

Është parashikuar që kur ndërmarrjet t’i kthejnë paratë e huazuara nga kjo linjë kreditore, të njëjtat përsëri të plasohen si kredi në ekonomi. Kjo do të kontribuojë në përfitime të shumëfishta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga këto 100 milionë eurot./Telegrafi/