LAJMI I FUNDIT:

Firenca ndalon ngrënien e ushqimit në rrugë

Firenca ndalon ngrënien e ushqimit në rrugë

Në qytetin Firence të Italisë është ndaluar ngrënia e ushqimit në rrugë.

Në kuadër të praktikës e cila ka hyrë në fuqi më 4 shtator, në kalldërma, rrugë, dyer të dyqaneve dhe të shtëpive që ndodhen në pjesët historike të qytetit të Firences nuk do të lejohet ngrënia e ushqimit në këmbë.


Në rrugët Via de’Neri, Piazzale degli Uffizi, Piazza del Grano dhe Via della Ninna, ku ndalesa është e vlefshme, ngrënia e ushqimit në rrugë do të dënohet me gjobë deri më 500 euro, përcjell AA.

Kryetari i Komunës së Firences, Dario Nardella në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndalesën në fjalë tha se “Ndonjëherë ballafaqohen me turistë të cilët nuk i kushtojnë kujdesin e duhur qytetit”.

Në Firence, e cila vizitohet nga më shumë se 10 milionë turistë në vit, mendohet se ngrënia e ushqimit në rrugë është shndërruar në një prej problemeve kryesore që e ndot ambientin në qytet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori