LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ka zbatuar me përpikëri planin operacional gjatë vizitës së Vuçiqit

Policia e Kosovës ka zbatuar me përpikëri planin operacional gjatë vizitës së Vuçiqit

Policia e Kosovës, përmes një kumtese, ka njoftuar për të gjitha masat e sigurisë të mdërmarra me rastin e vizitës dyditëshe në Kosovë të  presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Lidhur me vizitat e delegacioneve apo personaliteteve ndërkombëtare në vendin tonë, përfshirë edhe vizitën dyditore të Presidentit serb, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit të gjitha veprimet e saja planifikuese dhe operacionale i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë, thuhet në komunikatën e Policisë, përcjell Telegrafi.

Më tej në komunikatë thuhet se “lidhur me vizitën e lejuar të Presidentit serb në vendin tonë, Policia e Kosovës përmes planifikimeve operacionale ka ndërmarr masat e nevojshme policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe përcjelljes së eskortës dhe ofrimit të sigurisë së delegacionit”.


“Referuar kësaj vizite, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në këtë rajon. Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”.

Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar në këto media si të dyshuar. Policia e Kosovës do të punojë me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni.

“Referuar situatës dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së lidhur me vizitën e presidentit serb në rajonin e Drenicës, Policia e Kosovës i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi”.

“Delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50”, thuhet në kumtesën e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori