LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S10 do të sjell një përditësim masiv

Galaxy S10 do të sjell një përditësim masiv

Mjaft shumë informata janë të ditura tashmë për Galaxy S10 për të konfirmuar se do të jetë një telefon mbreslënës. Por tani informacionet e reja zbulojnë se Samsung janë gjithashtu të vendosur për të adresuar gjënë më të keqe në lidhje me telefonat premium Galaxy.

Falë një vështrimi të mrekullueshëm nga GalaxyClub.nl, kuptohet se Samsung po punon fshehurazi për të dhënë përditësime më të shpejta të Android në telefonat e tyre. Dhe ky ndryshim ka implikime të mëdha për Galaxy S10, shkruan Forbes Magazine.


GalaxyClub ka gërmuar në bazën e të dhënave të softuerit popullor të krahasimeve, GFXBench. Ky gërmim zbuloi se Samsung po teston tashmë Android 9.0 Pie në Galaxy S9 Plus, më pak se një muaj pasi programi u lansua nga Google.

Për ta vënë këtë në kontekst: kompanisë korean iu desht deri në nëntor për të filluar beta testimin e Android 8.0 Oreo në Galaxy S8 (tre muaj pas lansimit) dhe nuk arriti pronarët e Galaxy S8 deri në mars 2018, shtatë muaj pas fillimit të platformës.

Në fakt, Google kishte nisur edhe testimin e parë publik të versionit beta të Android 9.0 Pie një javë më parë. Siç duket, Samsung tani do të jenë më e shpejtë në sjelljen e versioneve më të reja Android, në telefonat e tyre më të ri.