LAJMI I FUNDIT:

Trening për më të përgatiturit: Pesë ushtrime për tërë trupin (Video)

Trening për më të përgatiturit: Pesë ushtrime për tërë trupin (Video)

Duke i bërë 100 përsëritje në secilën prej këtyre ushtrimeve klasike, do të shkrini shtresat yndyrore dhe do të përgatisni trupin për përpjekje ekstreme.

Këtë program treningu të thjeshtë por njëkohësisht edhe shumë efikas e kanë përpiluar anëtarë të ekipit australian ‘Men`s Health’, transmeton Telegrafi.

Përparësia e madhe e tij është që mund ta bëni kudo qoftë; në banesë, në park madje edhe në palestra.


E vetmja rekuizitë që do t’ju nevojitet janë banka apo karrigia, në mënyrë që krijoni platformë të ngritur për rënie.

Këto pesë ushtrime kur të kombinohen sulmojnë të gjitha grupet e muskujve të trupit.

Për shkak të numrit të madh të përsëritjeve dhe pushimeve minimale, dukshëm do ta shpejtoni metabolizmin.

Programin bëjeni sipas kësaj radhitjeje: ose 10 përsëritje në 10 runde, ose me 25 përsëritje në 4 runde.

Ushtrimet: Galiç, pompa, galiç split, gjysmë ushtrime barku, rënie tricepsi.

/Telegrafi/