LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë janë zgjedhjet në mes të mandatit në SHBA? Një histori ndër vite e tyre!

A e dini se çfarë janë zgjedhjet në mes të mandatit në SHBA? Një histori ndër vite e tyre!

Ndërsa zgjedhjet për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretës së Senatit, që mbahen një herë në dy vjet, për të cilat votuesit nuk shfaqin shumë interes, dhe që nuk kanë fuqinë politike të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen një herë në katër vjet, zgjedhjet e mesit të mandatit zakonisht kanë ndikim të rëndësishëm tek përbërja dhe drejtimi që merr Kongresi.

Mandati për mbajtjen e zgjedhjeve buron nga një frazë e vetme e Kushtetutës amerikane.

“Dhoma e Përfaqësuesve do të përbëhet nga anëtarë të zgjedhur një herë në dy vjet nga populli i shteteve të veçanta.” (Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, Artikulli 1, Seksioni 1)


Në vazhdim, një historik i zgjedhjeve të mesit të mandatit:

Roli i Presidentit:

Zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres, shpesh shihen si një referendum për presidentin në detyrë. Shumë presidentë kanë përjetuar një rënie të popullaritetit gjatë dy viteve të para të mandatit dhe kjo shpesh pasohet me një pjesëmarrje më të vogël në zgjedhje të përkrahësve të Presidentit në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Ekziston prirja që partia në opozitë të jetë me energji të reja në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe historikisht kjo ka bërë që partia e Presidentit të humbë vende në Kongresin e ri. Që nga Lufta Civile e viteve 1860, partia e Presidentit ka humbur terren në 36 nga 39 zgjedhjet e mesit të mandatit.

Me gjuhën e shifrave

Mesatarisht, humbjet e Partisë së presidentit që nga Lufta e Dytë Botërore janë: 26 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 3 deri në 4 vende në Senat.

Humbjet mesatarisht në Dhomën e Përfaqësuesve, kur miratimi për Presidentin është mbi 50 për qind, janë 14 vende.

Humbjet mesatarisht kur miratimi për Presidentin është më pak se 50 për qind, që nga viti 1970, janë 33 vende.

RezulTatet më të këqija në zgjedhjet e mesit të mandatit që nga Lufta e Dytë Botërore:

Demokratët humbën 63 vende në Dhomën e Përfaqësuesve kur President ishte Barack Obama në vitin 2010 dhe 52 vende kur President ishte Bill Clinton në vitin 1994.

Republikanët humbën 30 vende në Dhomën e Përfaqësuesve kur President ishte George W. Bush në vitin 2006 dhe 48 vende, kur President ishte Gerald Ford në vitin 1974.

Sfida historike:

Demokratët fituan 5 vende në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1998, pas procesit të drejtuar nga republikanët për shkarkimin e Presidentit Clinton.

Republikanët fituan 8 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dy vende në Senat in vitin 2002, kur President ishte George W. Bush; ato ishin zgjedhjet e para pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Pjesëmarrja në votime:

Në vitet e zgjedhjeve presidenciale, mesatarisht 50 dhe 60 për qind e amerikanëve, marrin pjesë në votime. Kjo shifër bie në vetëm 40 për qind gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit për në Kongres.

Në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2014: 36.4 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhje, shifra më e ulët që nga viti 1942.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016: 58.1 për qind e votuesve morën pjesë në zgjedhje.

(Shifrat u morën nga Projekti amerikan i Presidencës, Firma Gallup e Anketimeve dhe Qendra për politika në Univesritetin e Virxhinias.) /voa/