LAJMI I FUNDIT:

Pique: Do të ishim të lumtur ta kemi Pogban te Barcelona

Pique: Do të ishim të lumtur ta kemi Pogban te Barcelona

Gerard Pique ka thënë se Barcelona do të ishte e lumtur që të ketë Paul Pogban në skuadër pas spekulimeve për të ardhmen e mesfushorit të Manchester Unitedit.

Pogba ka shënuar dy gola nga penalltia në dy ndeshjet e para të Ligës Premier të këtij sezoni, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Antonio Valencia.

Por, raportet që lidhin Pogban me një lëvizje larg Old Trafford kanë qenë të paepura në sezonin 2018-19.


Edhe pse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të diskutojë mundësinë e nënshkrimit të 25-vjeçarit, ish-mbrojtësi i Unitedit, Pique ia ka hapur derën.

Pogba thuhet se nuk është i lumtur te Unitedi (Getty Images)

“Unë di shumë pak se çfarë po ndodh në Manchester, marrëdhëniet që ekzistojnë [mes Pogba dhe Mourinhos]”, ka thënë fillimisht Pique.

“Pogba është një lojtar shumë i mirë, por është një lojtar i Manchester Unitedit tani dhe do të shohim në të ardhmen nëse ndodh ndonjë gjë”.

“Ne do të ishim të lumtur që ta kemi këtu, por Manchester Unitedi është klubi i tij dhe, nëse dikush duhet të thotë diçka, duhet të jenë ata”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Barcelona ende ka kohë për të përfunduar një marrëveshje shokuese për Pogban, pasi afati kalimtar i transferimeve të La Ligës mbyllet të premten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori