LAJMI I FUNDIT:

Një stuhi e fuqishme godet Hawain

Një stuhi e fuqishme godet Hawain

Hawaii është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorinë e tretë të enjten.


Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori