LAJMI I FUNDIT:

Vieri: Ronaldo njësoj si ‘Fenomeni’, është makinë e golave dhe numër një

Vieri: Ronaldo njësoj si ‘Fenomeni’, është makinë e golave dhe numër një

Ish-sulmuesi i Juventusit, Christian Vieri, ka thurë lavde për nënshkrimin e ri të Zonjës së Vjetër, Cristiano Ronaldo.

Italiani nuk e kupton kritikën e ngritur në Ronaldon për shkak të moshës së tij.


Sipas Vierit kritikat ndaj tij nuk vlejnë pasi është numri një dhe ka ende nuhatje për të shënuar shumë gola.

Cassano: CR7 do të shënojë 40 gola, Juve e ka Scudetton deri më 2022
Lexo po ashtu Cassano: CR7 do të shënojë 40 gola, Juve e ka Scudetton deri më 2022

“Ai ka ardhur në Itali në moshën 33-vjeçare dhe disa janë duke thënë se ai është i vjetër dhe nuk do të shënojë të njëjtin numër golash si në stinorin e fundit, por Juve e ka në skuadër numrin një”, ka thënë fillimisht Vieri për DAZN.

Ronaldo debutoi me fitore, por jo me edhe me gol te Juventusi (Getty Images)

Futbollisti 45-vjeçar, i cili luajti edhe për Interin e Atletico Madridit gjatë karrierës së tij, sheh ngjashmëri midis ‘CR7’ dhe legjendës braziliane Ronaldo Nazario.

Kjo pasi sipas tij të dy futbollistët mund të vendosnin vetë një lojë duke shënuar shumë gola.

Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve

“‘El Fenomeno’ [Ronaldo Nazario] ishte vdekjeprurës gjatë kohës së tij te Interi, ai shënonte çdo të diel”.

“Cristiano Ronaldo është i njëjtë, ai ka shënuar më shumë se 600 gola, 50 në sezon… me këmbën e majtë, këmbën e djathtë, nuk ka rëndësi, ai është një makinë golash”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori