LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve

Ronaldo: Kam ardhur te Juventusi që ta fitoj Ligën e Kampionëve
during the serie A match between Chievo Verona and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on August 18, 2018 in Verona, Italy.

Cristiano Ronaldo thotë se ai u bashkua me Juventusin për ta fituar Ligën e Kampionëve, nëse jo këtë vit, vitin e ardhshëm apo vitin pas tij.

Ronaldo e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në karrierën e tij, ndërsa shprehet i gatshëm që të ‘luftojë’ për t’ia shtuar koleksionit të tij edhe një me Juven.


Ai ka folur pasi u bë ambasador i markës globale për DAZN.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin”.

“Ne do të përqendrohemi në këtë, me shokët e mi, por pa fiksim mbi të. Ne do të shkojmë hap pas hapi dhe pastaj do të shohim: nëse është ky vit, viti i ardhshëm ose vitin pas tij…”,

“Objektivi për klubin është të fitojë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht, të bëjmë më të mirën në Ligën e Kampionëve”.

Ronaldo me familje pozon me fanellat e Juventusit, merr miliona pëlqime
Lexo po ashtu Ronaldo me familje pozon me fanellat e Juventusit, merr miliona pëlqime

Sulmuesi 33-vjeçar u pyet më pas për djalin e tij, Cristiano Jr.

“Ai është shumë konkurrues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Atij nuk i pëlqen të humbasë”.

“Ai do të bëhet si unë, jam 100 për qind i sigurt për të. Do të doja t’i mësoja disa gjëra, por përfundimisht ai do të zgjedhë çfarë të bëjë dhe ai gjithmonë do të ketë mbështetjen time”.

Nga Ronaldo te Higuain e Nainggolan - Blerjet më të mëdha në Serie A këtë afat kalimtar ku u harxhuan mbi 1 miliard euro
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Higuain e Nainggolan - Blerjet më të mëdha në Serie A këtë afat kalimtar ku u harxhuan mbi 1 miliard euro

“Por natyrisht, do të doja që ai të bëhej futbollist, sepse mendoj se ka pasion për këtë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori