LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e katër skuadrave italiane që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve

Përfitimet e katër skuadrave italiane që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve

Juventusi, Napoli, Roma dhe Interi do të fitojnë të paktën nga 35 milionë si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. 

Ka mbetur më pak se një muaj që të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet me 30 gusht në Monako, ndërsa faza e grupeve fillon me 18 dhe 19 shtator, ndërsa do të përfundojnë në fillim të dhjetorit.


Do të jetë një version i ri, ku klubet e mëdha do të luajnë më shpesh mes vete.

Nga ndryshimet është rritur edhe marketingu dhe përfitimet, pasi tani kjo garë gjeneron 1.95 miliard euro. Natyrisht edhe ekipet italiane do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një minimum fillestar, por që është shumë i lartë dhe i garantuar.

“Calcio e Finanza” ka llogaritur se sa fitojnë Juventusi, Napoli, Roma dhe Interi në rastin më të keq të tyre, nëse bien në fazën e grupeve.

Secila do të fitojë më shumë se 35 milionë euro.

Juventus (Foto: Getty Images)

Koleksionet vijnë nga pjesëmarrja (që vlen për secilën nga 15.3 milionë), vlera e tregut dhe renditja historike që bazohet në 10 vitet  e fundit.

Dy elementet e fundit padyshim që e shpërblejnë Juventusin, që do të fitojë më shumë se sa të gjithë të tjerët. 58.4 milionë euro do t’i marr Juventusi që në start.  

Interi dhe Napoli do të përfitojnë nga 38 milionë euro, ndërsa Roma 35 milionë euro. / Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori