LAJMI I FUNDIT:

Marchisio mes Sportingut dhe Zenitit

Marchisio mes Sportingut dhe Zenitit
Claudio Marchisio (Getty Images)

Claudio Marchisio mund të bashkohet me Sportingun ose Zenitin, pasi tashmë është larguar nga Juventusi. 

Mesfushori e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Bianconeri, ku vetëm një vit ishte në huazim te at Empoli.


Edhe pse kishte kontratë ende me klubin, ai paralajmëroi largimin në fillim të këtij muaji.

Italiani ka qenë i lidhur me një kalim te Monaco, por Corriere di Torino shkruar se gjasat janë venitur.

Në anën tjetër ‘il Principinos’ i është hapur rruga për Sporting, por vetëm nëse Claudio Ranieri zgjidhet trajner.

Zenit St Petersburg është një tjetër opsion, por edhe klubet spanjolle si Sevilla e Real Betis, kanë shprehur interesim.

Nga MLS interesim kanë shprehur Montreal Impact dhe NewYork City FC.

Ka edhe oferta nga Arabia Saudite, Australia dhe Japonia, por që me gjasë nuk do të merren në konsideratë nga Marchisio. /Telegrafi/