LAJMI I FUNDIT:

De Zerbi: Interi është në të njëjtin nivel me Juventusin, luftojnë për Scudetto

De Zerbi: Interi është në të njëjtin nivel me Juventusin, luftojnë për Scudetto
De Zerbi së bashku me Spallettin

Roberto De Zerbi beson se Interi është në të njëjtin nivel me Juventusin, por Sassuolo i tij mund të shkaktojë probleme për pretendentët e Scudettos.

Interi e nis sot (e diel) sezonin e ri në Serie A, ku është mysafirë i Sassuolos në Mapei Stadium.


Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet nga ora 20:30 dhe i takon javës së parë të sezonit 2018/19 në Serie A.

Spalletti: Interi në luftë për titull
Lexo po ashtu Spalletti: Interi në luftë për titull

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i vendasve, De Zerbi, i cili e sheh Interin një kundërshtar të vështirë dhe në të njëjtin nivel me Juventusin.

De Zerbi së bashku me Spallettin

“Interi, siç tha Luciano Spalletti, e fillon këtë sezon me qëllim që të fitojë Scudetton”,  ka thënë fillimisht De Zerbi në konferencën e tij për shtyp.

Interi shihet si kundërshtari kryesor i Juventusit këtë sezon (Getty Images)

“Ata u përforcuan shumë dhe sipas mendimit tim janë në të njëjtin nivel me Juventusin”.

“Ne e dimë se sa të mirë janë kundërshtarët tanë, por megjithatë do të shkomjë atje për të luajtur lojën tonë”.

GdS parashikon tetë skuadrat e para në Serie A për sezonin 2018/19
Lexo po ashtu GdS parashikon tetë skuadrat e para në Serie A për sezonin 2018/19

“Unë mendoj se zakonisht është më mirë të ballafaqohesh me klubet e mëdha në fillim, pasi ata janë ende duke u përshtatur, por Interi duket se është përshtatur mirë dhe kështu nuk vlen për ta”.

“Ne jemi në gjendje të mirë, kemi lojtarë të fortë që janë të uritur. Ne kemi nevojë për balancën e duhur të përulësisë dhe besimit për të luajtur lojën brenda mundësive tona”, përfundoi trajneri i Sassuolos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori